Kupa e Mbretit/ Reali fiton me përmbysje spektakolare në 120 minuta lojë ndaj Elches (VIDEO)
Real Madrid konfirmon momentin shumë të mirë që po kalon, edhe pse nuk kishte aspak një mbrëmje të thjeshtë. Skuadra e Ancelottit siguroi një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, pasi fitoi 2-1 pas 120 minutash lojë ndaj Elches.
Të gjithë golat në fakt do të vinin në kohën shtesë, pasi 90 minutat u mbyllën në barazim pa gola. Në minutën e 102-të, Marcelo u ndëshkua me karton të kuq pasi ndërhyri si lojtar i fundit. Disa sekonda më pas Verdu nga goditja e dënimit me dy tentativa.
Real Madrid ndërkohë do të reagonte mjaft mirë me dy nga futbollistët më të kritikuar për të përmbysur gjithçka. Isco Alcarcon dhe Eden Hazard do të shënonin dy gola në harkun e 7 minutave. Elche u shthur në minutat e fundit, duke gabuar rëndë në mbrojtje. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

