Kupa e Shqipërisë/ Dinamo përmbys Erzenin, zbulohen duelet e turit të dytë
Ditën e sotme janë luajtur 4 ndeshjet e fundit të turit të pare të Kupës së Shqipërisë. Dinamo përmbysi humbjen 1-0 të ndeshjes së parë ndaj Erzenit, duke fituar 2-0 falë golave të shpejtë të Sidibe në minutën e 2-të dhe Ibraimit në minutën e 7-të. Kaq i mjaftoi Dinamos që të kalonte më tej ashtu si Bylis që shpartalloi 5-0 Orikun në sfidën e dytë.
Besëlidhja u kualifikua më tej pas suksesit 4-2 në Burrel ndërsa Tomori avancoi falë fitores së pare 3-0 me Lushnjën teksa sot barazuan 0-0 ndaj tyre. Tashmë janë mësuar edhe çiftet e përballjeve të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë ku bien në sy disa përballje të forta.
GRUPI A
Dinamo-Tirana
Besëlidhja-Partizani
Korabi-Teuta
Bylis-Skënderbeu
GRUPI B
Pogradeci-Vllaznia
Laçi-Tomori
Flamurtari-Kastrioti
Egnatia-Kukësi
KOHA JONË SONDAZH

