Kupa e Shqipërisë/ Egnatia shtang Kukësin, Partizani dhe Vllaznia nuk gabojnë

Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, duke përjashtuar duelin mes Dinamos dhe Tiranës. Surprizën e madhe e bën Egnatia që ka arritur një fitore 3-1 ndaj Kukësit. Imeri dhe një dopietë e Pedros vendosën duelin ndaj verilindorëve që në kampionat deri më tani kanë treguar një tjetër “fytyrë”. Vllaznia bëri detyrën duke fituar 2-0 në fushën e Pogradecit me golat e Hoxhajt dhe Mustedanagic.

Partizani dhe Ilir Daja arriti një sukses të rëndësishëm në Kupë. Në transfertën kundër Besëlidhjes, Të Kuqtë morën një fitore minimale që shërben shumë për moral dhe për kualifikim teksa braziliani Stenio Junior ishte autori i golit.

Teuta gjithashtu mori një fitore minimale 1-0 në fushën e Korabit duke u afruar me çerekfinalen falë golit të Vilës në minutën e 40-të. Laçi i Josës mundi 1-0 Tomorin në Berat në ndeshjen e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?