Kupa e Shqipërisë/ Luhen sot gjysmëfinalet e kthimit, Partizani sfidon Vllazninë në Shkodër

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve që do të zbulojnë dy finalistët. Vllaznia dhe Partizani do të masin forcat në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”, pasi dueli i parë në Elbasan përfundoi me rrjeta të paprekura, por mes shumë polemikave për një gol të anuluar të shkodranëve. Ndeshja në Shkodër do të startojë në orën 17:45.

Në gjysmëfinalen tjetër, Laçi pret Teutën në shtëpi. Pas disfatës 2-1 në “Niko Dovana”, durrsakët e shohin veten me një këmbë jashtë këtij trofeu, por nuk mund të përjashtohen as surprizat. Kjo ndeshje do të nisë në orën 14:45.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?