Kupa e Shqipërisë, rezultatet në grupin A dhe B në ndeshjet e kthimit
Janë mbyllur ditën e sotme, edhe takimet e kthimit të turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Kështu, në grupin A, Skënderbeu fitoi pastër me shifrat 4-0 në shtëpi ndaj Veleçikut, me golat e shënuar nga Guindo, Hoxhaj, Ziko dhe Fili. Kastrioti dhe Luftëtari shënuan të dyja fitore në shtëpi, respektivisht ndaj Korabit dhe Vorës, dhe të dyja u kualifikuan për në turin tjetër. Vllaznia gjithashtu kaloi për në turin tjetër, edhe pse barazoi pa gola në shtëpi ndaj Burrelit.
Në grupin B, Kukësi fitoi pastër 4-1 ndaj Orikut, ku ra në sy tripleta e kroatit Dino Spehar. Flamurtari fitoi me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë, 1-0, dhe mjaftoi goli i Mustës në sekondat e fundit. Lushnja arriti kualifikimin dramatik, pasi barazoi Shënkollin me shifrat 2-2, ndërkohë që edhe Bylisi e Apolonia kaluan për në turin tjetër. Më poshtë, rezultatet e plota nga takimet e grupit B.
Grupi A
Erzeni-Besëlidhja 1-3 (0-2)
(Gjoka 30′ / Lambert 6′, Kamara 35′, Miloti 79′)
Egnatia-Dinamo 0-0 (1-0)
Kastrioti-Korabi 1-0 (1-1)
(Marku 27′)
Vllaznia-Burreli 1-0 (1-1)
(Gurishta 90′)
Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (3-0)
(Guindo 3′, Hoxhaj 19′, Ziko 69′, Fili 85′)
Luftëtari-Vora 1-0 (4-0)
(Dunga 53′)
Kamza-Besa 2-1 (2-0)
(Fejzaj 63′, Peçi 72′ / Deliu 32′)
Dje- Partizani-Tërbuni 4-0 (1-0)
Grupi B
Kukësi-Oriku 4-1 (2-1)
(Harba 9′, Spehar 39′, 57′, 74′ / Kongjini 80′)
Flamurtari-Shkumbini 1-0 (1-0)
(Musta 93′)
Teuta-Turbina 4-2 (3-0)
(Shkalla 6′, Traore 13′, Peqini 62′, Vila 90′ / Shreta 4′, Hasa 23′)
Lushnja-Shënkolli 2-2 (2-1)
(Zhuka 63′ , Xhafa 85′ / Obinuane 10′, Pergjini 64′)
Bylis-Tomori 4-1 (1-2)
(Ntephe 5′, Beji 34′, Doseh 39′, Ofei 90′ / Mujkiç pen. 85′)
Apolonia-Pogradeci 3-2 (1-0)
(Gjata 46′ , 65′, Hysenshahaj 88′ / Liçkollari 11′, Alimadhi 55′)
Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)
Prengaj 8’, Qose 14’ (autogol), Bushi 20’, A. Berisha 28’, 48’, Hadroj 29’, 37’, E. Berisha 30’, 49’
Dje- Tirana-Iliria 4-0 (1-4)
KOHA JONË SONDAZH

