Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve

Kupa e Shqipërisë, po futet në një tjetër fazë. Sipas Federatës së Futbollit, të mërkurën në 16:30 do të luhen 4 ndeshjet e kthimit të çerekfinale. Kualifikimi për në gjysmëfinale duket një kapitull i mbyllur për Tiranën që në ndeshjen e parë kundër Besëlidhjes fitoi me shifrat 5-1 në kryeqytet, ndërsa të tre sfidat e tjera janë të rrethuara me shumë pikëpyetje. Kukësi që të hënën bojkotoi stërvitjen për shkak të paagave të prapambetura pret në Elbasan Apolinë, të cilën në ndeshjen e parë e mposhti 1-2 në Fier. Në Korçë Skënderbeu do të tentojë të përmbysë humbjen e pësuar në Ballsh me rezultatin 1-0 kundër Bylisit, ndërsa në Durrës është gjithçka e hapur mes Teutës dhe Vllaznisë, pasi ndeshja e parë u mbyll 2-2.

Sfidat

Rinis gjithçka nga ai gol i Bajramaj në Skëndërbeu-Bylis, ku mallakastriotët shkojnë të fortë në avantazhin e një goli, por ku gjithçka mbetet e hapur, sidomos përballë një Skëndërbeu që ka dhënë provat se është i aftë të bëjë gjithçka. Skënderbeu nuk ka më statusin e padronit të Superiores por Europën e kërkon, edhe pse duke shpresuar një anulim, apo qoftë edhe një reduktim të dënimit që e mban jashtë saj në Gjykatën Federale të Zvicrës, nëse ja dalin edhe aty. Me shumë mundësi do të kemi mundësinë të përjetojmë një tjetër epokë si ajo që mbyllën dy sezone më parë.

Për Bylisin skuadër e ngjitur këtë vit në elitë, duket mundësia më reale për të bërë surprizën e madhe, nisur edhe nga karakteristikat e kompeticionit, 4 ndeshje që të çojnë në Europë, përkundër një kamponati që ofron shumë më pak shanse për të gjetur dritaren europiane.

Skuadra e Dovedan vjen pikërisht pas një fitoreje të freskët ndaj Skënderbeut, 1-0 fundjavën e kaluar po aq sa në çerekfinalen e parë të Kupës, por mbetet gjithçka e hapur dhe në kampin mallakastriot e dinë se duhet të djersijnë fort për të kaluar turin. Ilir Daja dhe stili që po aplikon me këtë Skënderbe mbetet në fakt kundërshtari më i rrezikshëm, një skuadër cinike që shfrytëzon më së miri rastet e krijuara dhe një moment shpërqëndrimi të rivalëve, karakteristika fatale për një sfidë me eleminim të drejtëpërdrejtë.

SHKARKO APP