Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia fiton në Vlorë, Laçi ndalet ndaj Egnatias

Dy ndeshjet e së mërkurës, të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë prodhuan rezultate interesante. Shkodranët fituan 2-1 në Vlorë, në sfidën me Flamurtarin.

Golat u shënuan nga mesfushori Mustedanagic, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë të lojës, duke bërë që Vllaznia të hedhë një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve.

Edhe pse luan në nivelin e tretë të futbollit në vend, Flamurtari qëndron në lojë për ndeshjen e kthimit, falë rrjetës së realizuar nga Oliveira, pas gabimit të portierit Qarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm barazim 1-1 në takimin e luajtur në Rrogozhinë ndërmjet Egnatias dhe Laçit. Avantazhit të kurbinasve me 11-metërshin e Shehut, vendasit iu përgjigjën vetëm pak minuta më pas, me rrjetën e Demirit. Egnatia konfirmon se do të luftojë për të qëndruar sa më gjatë edhe në Kupë. Takimet e kthimit do të luhen në datën 9 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?