Kupa e Shqipërisë/ Zbulohen çiftet e 1/8-ve, projektohet derbi në çerekfinale

Pas përfundimit të raundit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë ku të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore kanë arritur të avancojnë më tej, janë mësuar edhe çiftet e fazës së 1/8 ku do të kemi dy përballje mes skuadrave të elitës ndërsa ekipet e tjera të Superiores do të përballen me rivalë nga Kategoria e Parë.

 

Në grupin A spikat dueli mes Vllaznisë dhe Flamurtarit me shkodranët që janë favoritë për të kaluar më tej. Ndeshje jo shumë të lehta për Partizanin dhe Tiranën që nëse kualifikohen do të vënë në skenë dy derbi të tjera në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Si Partizani ashtu edhe Tirana luajnë ndaj dy skuadrave pretendente për t’u ngjitur në elitë në grupin A të Kategorisë së Parë.

Partizani do sfidojë Beselidhjen me të cilët ka kujtime të hidhura pasi lezhjanët i kanë eliminuar nga Kupa dy sezone më parë, ndërkohë që Tirana do të masë forcat me Kastriotin.

Në grupin B ndeshja me e fortë është ajo mes Bylisit dhe Laçit, dy skuadrave që përballjet në Kupën e Shqipërisë i kanë patur shumë të shpeshta që pas asaj finaleje të zhvilluar mes tyre në vitin 2013.

Turi i Dytë

(22.01.2020 dhe 05.02.2020)

Grupi A                              Grupi B

Besëlidhja-Partizani (C1)    Lushnja-Kukësi  (T1)

Erzeni-Teuta    (C2)           Besa-Skënderbeu (T2)

Vllaznia-Flamurtari  (C3)     Bylisi-Laçi     (T3)

Kastrioti-Tirana     (C4)       Apolonia-Luftëtari   (T4)

 

Turi i Tretë

(18.03.2020-08.04.2020)

Grupi A               Grupi B

C4-C1                 T4-T1

C3-C2                 T3-T2

 

SHKARKO APP