Kupa/ Kualifikohen Partizani dhe Kukësi, Tirana shkon në shtesë ndaj Korabit
Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Kukësi mori një fitore të vështirë me përmbysje 2-1 kundër Besës. Kolci shënoi fillimisht për ekipin kavajas pas 8 minutash lojë, ndërkohë që më pas Limaj dhe Ibrahimi do të përmbysnin gjithçka në fraksionin e dytë.
Partizani triumfoi me vështirësi 1-0 kundër Apolonisë. Golin e vetëm të duelit e shënoi Broën në minutën e 19-të. Skënderbeu dhe Teuta e patën shumë të thjesht.
Korçarët mundën 3-0 Pogradecin me dy gola të Mensah dhe një të Elvi Berishës. Duursakët e patën shumë të thjeshtë kundër Kastriotit: Arapi, Bregu, Junior, Emiliano Vila dhe Grufa ishin autorët e golave. Tirana-Korabi u mbyllë në barazim pa gola dhe do të shkojë në shtesë, ashtu si Bylis-Dinamo që u mbyll 1-1. /R.Lika-Koha Jone/