Kuqezinjtë marrin bekimin në xhami për një fitore me Armeninë

Lojtarët kryesorë të Kombëtares Shqiptare para ndeshjes me Armeninë, kanë vizituar xhaminë, këtë të premte, ku edhe ka marrë bekimin për një fitore të mundshme. Mes tyre edhe Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Andi Lila, Ervin Bulku, Alban Meha, dhe Arlind Ajeti, i cili në profilin e tij facebook, shkroi: “Allahu Kabull Namazin e Gjumas”. Shqipëria do të luajë më 29 mars ndaj Armenisë ndeshjen e katër eliminatore Francë 2016, në Elbasan Arena. Tifozët të shumtë e kanë uruar me një fitore pas riti fetar që ata kryen gjatë ditës së sotme në xami, ku edhe me siguri iu dha leje trajneri Gianni de Biasi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?