Kuqezinjtë me rekorde, Klaus Gjasula hyn në historinë e futbollit botëror

34-vjeçari Klaus Gjasula hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve, por që më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar.

Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

Pas ndeshjes, ai dha edhe komentin e parë, ku për sfidën që i pret me Spanjën, u shpreh se do të provojnë. ”Minutat e para ishin të vështira, jo vetëm autogoli edhe për disa situata që si bëra mirë. Faleminderit zotit që më dha mundësinë të bëjë këtë golin, një ditë historike për mua. 55-60 minutat e para bëmë një lojë më të mirë, pastaj e humbëm pak lojën nga dora”.

SHKARKO APP