Kuqezinjtë në alarm, Ismajli dhe Cikalleshi rrezikojnë Çekinë
Kombëtarja shqiptare e futbollit është në alarm. Trajneri Silvinjo është me dhimbje koke pasi ka nisur të bëj llogaritë pa dy lojtarë të rëndësishëm.
Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e fundit përballë Ankaraguçu. Siç mësohet rikuperimi i tij kërkon të paktën 2 apo3 javë. Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë pjesë e kuqezinjve në duelin e rëndësishëm që Shqipëria ka ndaj Republikës Çeke me 12 tetor.
Mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli po ashtu u dëmtua në ndeshjen ndaj Interit dhe u detyrua të largohet nga fusha para kohe. Lojtari doli nga loja në minutën e 51-të dhe nuk dihet ende gjendja e tij fizike. Ismajli pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Kombëtarja shqiptare luan me Republikën Çeke në datën 12 tetor, një ndeshje që mund të vendosi dhe kualifikimin e Shqipërisë për në EURO 2024.