Kuqezinjtë në grup me Anglinë, tranjeri Reja: Ne nuk dorëzohemi

Kombëtarja kuqezi ka njohur kundërshtarët e kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 dhe goglat e çuan në grupin I. Shqipëria do të jetë e pozicionuar në grupet me 6 skuadra me më shumë mungësi kualifikimi, por gjithësesi në grupin e parë kuqezintjë do të kenë Anglinë e famshme, Poloninë, Hungarinë, Armeninë dhe kundërshtari i fundit që është San Marino. Për shortin ka folur edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, të cilin e ka quajtur të keq.

“Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, pro duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim. Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe”,-tha tranjeri i kuqezinjëve.

Në lidhje me objektivin, Reja është shprehur se “Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024”.

SHKARKO APP