Kuqezinjtë sot stërvitje në Varshavë, Shqipëria synon të marrë pikë nga kjo sfidë

Këtë pasdite të së dielës, kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Kuqezinjtë do të mbajnë seancën në stadiumin e Varshavës ku nesër në orën 20:45 do të përballen me përfaqësuesen vendase.

Trajneri Silvinjo do të dalë në konferencë për gazetarët shqiptarë dhe polakë. Shqipëria synon të marrë pikë nga kjo sfidë ku Polonia vjen pas humbjes 3 -1 me Çekinë në Pragë.

SHKARKO APP