Kur Skela “gjunjëzonte” legjendën Kahn me një perlë të vërtet (VIDEO)
Të dielën do të nis sezoni i ri në Bundesligë, teksa kampionët në fuqi, Bayern Munich do të sfidojë Eintracht Frankfurt. Faqja zyrtare e Bundesligës publikoi një kolazh me 10 golat më të bukur të përballjeve mes dy ekipeve, ku pjesë e saj është dhe një “perlë” e Ervin Skelës.
Vlonjati ka qenë protagonist absolut i përballjes historike, duke shënuar një prej rrjetave më të bukura në historinë e kësaj sfide. Ishte sezoni 2003-2004, kur fantazisti shqiptar aktivizohej në radhët e “Shqiponjave”.
Ai e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga portieri legjendar Oliver Khan, me një goditje standarde nga jashtë zonës. Gjithsesu Bayern fitoi 3-1 në atë duel.

KOHA JONË SONDAZH

