Kursi për përgatitësin atletik, edhe De Biasi ka një mesazh për FSHF (VIDEO)

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi ka dërguar një mesazh për FSHF-në në kuadër të kursit të përgatitësve atletik që do të mbahet në muajin dhjetor. Nëpërmjet një video-mesazhi, trajneri aktual i Azerbajxhanit theksoi se sot e ka të pamundur të mos ketë në krah një përgatitës atletik. Në fund, ai vlerësoi përgatitësin atletik te kombëtarja kuqezi Luiggi Febrari-n, ndërsa motivoi ekipin tonë për të ardhmen.

Mesazhi i Gianni De Biasit

Përshëndetje të gjithë miqve mi shqiptarë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësova se FSHF-ja ka organizuar një kurs për përgatitësit atletik, që është një figurë e rëndësishme në panoramën futbollistike botërore. Kur nisa karrierën si trajner, bëja në të njëjtin kohë dhe përgatitësin atletik dhe ka qenë një eksperiencë që më ka shërbyer shumë. Sot nuk do të punoja pa një përgatitës atletik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procesi i zhvillimit të futbolli dhe konkretisht i futbollit shqiptar kalon përmes vlerësimit të punës tuaj, të përgatitësve atletik. Prandaj, uroj që me ndihmën e FSHF-së që ka organizuar këtë kurs dhe me ndihmën e mikut tim Xhixhi (Luiggi Febrari), një person i besueshëm dhe tepër i aftë të bëni një përgatitje sa më të mirë. Ju përqafoj dhe gjithmonë Forca Shqipëria!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?