Kush është talenti që po “çmend” polakët? Vetëm 17 vjeç …

Talenti i ri polak, Oskar Pietuszewski, është pranë hyrjes në historinë e Polonisë, teksa mund të vendosë një rekord të ri në ndeshjen e “play-off”-it ndaj Shqipërisë.

17-vjeçari ka bërë bujë këtë sezon me paraqitjet e tij te Porto, ku ka thyer disa rekorde të rëndësishme. Ai është bërë lojtari i huaj më i ri në historinë e klubit portugez që ka startuar në formacion, golashënuesi më i ri i huaj për “dragonjtë” dhe gjithashtu realizuesi më i ri në derbin ndaj Benficës.

Pietuszewski mund të shkruajë histori edhe me fanellën e kombëtares. Nëse aktivizohet në sfidën e së enjtes, ai do të debutojë në moshën 17 vjeç e 311 ditë, duke u bërë një nga lojtarët më të rinj që kanë veshur fanellën e Polonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekordi aktual mbahet prej afro 63 vitesh nga legjenda Włodzimierz Lubański, çka e bën këtë moment potencialisht historik për futbollin polak. I riu u bashkua për herë të parë këtë javë me ekipin e parë të kombëtares dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri, që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm në Poloni, por edhe në skenën europiane. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
How Oskar Pietuszewski Became Poland's Biggest Wonderkid

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?