Kush është vajza simpatike që nga “mjelëse lopësh” arriti t’i japë kupën e Topit të Artë, Leo Messit?

Jeta është punë dhe fat. Por kur ke edhe bukurinë fizike jeta duket edhe më e mirë!

Kështu i ka ndodhur vajzës që në Botërorin e Katarit kishte fatin ti jepte Kupën e Topit të Artë, futbollistit të Argjentinës, Leo Messi.

Mediat e përshkruajnë vajzën simpatike si “Adriana-rumunia e bukur”.

Adriana ka lindur në fshatin e vogël rumun të Birsan. “Unë jam një vajzë e zakonshme nga fshati. Në mëngjes me gjyshërit mjelnim lopët dhe më pas më çuan në shkollë për disa kilometra”, tregon Adriana për fëmijërinë e saj.

Në vitin 2014, vajza u largua nga Rumania për në Londër, dhe pesë vitet e fundit jeton dhe punon si modele në Katar.

Por si përfundoi ajo në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës?

“Unë u zgjodha nga 15000 kandidatë. Mendoj se kam cilësitë që meritojnë të qëndroj atje dhe të jap një çmim kaq të profilit. Ky është një moment i papërshkrueshëm, sepse unë isha me njerëzit më të rëndësishëm në planet në atë moment”, tha vajza një ditë pas përfundimit të Kupës së Botës.

Adriana nuk i tha askujt se do të merrte pjesë në çmimet e Kupës së Botës 2022, vetëm prindërit e saj e dinin këtë: “Unë u befasova këndshëm nga reagimi i Rumanisë. Jam shumë krenare që përfaqësoj atdheun tim. Telefoni binte vazhdimisht: shokët e fëmijërisë, shokët e klasës, shumë njerëz më uruan. Dua të falënderoj të gjithë rumunët për mbështetjen e tyre”.

Tani Adrianës i ka ndritur fati, është vajza VIP që mediat i thonë “vajza e Leo Messi”.

 

Në foto:

SHKARKO APP