Kush nuk respekton rregullat, mund të përjashtohet nga Seria A

Në Serie A vazhdojnë kontrollet nga ana e inspektorëve të Prokurorisë së Federatës italiane të Futbollit (Figc), të thirrur në çështje për të diktuar respektimin e protokollit Covid-19 nga ana e të gjithë klubeve.

Të gjithë duket se janë dakord mbi rëndësinë e situatës. Edhe për këtë, në mbledhjen post Komitetit të Presidencës së Figc, është shfaqur një protestë, që do të diskutohet në Këshillin federal të hënën.

Në thelb idea është që kush nuk respekton protokollin, do të përjashtohet nga kampionati. Pa asnjë justifikim. Një sanksion i rëndë, që pas pak ditësh mund të bëhet “ligj”.

Ky paralajmërim është vetëm konfirmimi se si bota e futbollit nuk dëshiron të kalojë rrezikun të jetë e detyruar të ndalojë përsëri sezonin përpara përfundimit për fajin e ndonjë klubi që mund të thyejë rregullat.

SHKARKO APP