Kutinjo shënon golin e parë, Barcelona siguron finalen e Kupës së Mbretit (VIDEO)

Barcelona është finalistja e dytë e Kupës së Mbretit për sezonin 2017/18. Skuadra katalanse ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në “Mestaja” me rezultatin 2-0. Blaugranët dominojnë në mbajtjen e topit, por rastin më të mirë në 45 minutat e para e kanë vendasit. Rodrigo Moreno tronditi shtyllën pas një goditje me kokë.

Valverde ndërhyn në pjesën e dytë duke hedhur në fushë Kutinjon. Braziliani ja shpërblen menjëherë duke shënuar golin e avantazhit pas një zgjatje të bukur në zonë, duke e çuar topin në cepin e portës. Ky ishte goli i parë i brazilianit me skuadrën spanjolle.

Barcelona disa minuta më pas shënoi dhe golin e dytë me Rakitiç, duke siguruar finalen e Kupës së Mbretit, atje ku e pret Sevija në ndeshjen që do të luhet në muajin prill. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?