Kvaratskhelia: Krenar që jam gjeorgjian, ëndërroj kualifikimin në Kupën e Botës
Ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, ka dhënë një intervistë interesante nga grumbullimi i Kombëtares. Kvara shprehet se ëndërron të kualifikohet me Gjeorgjinë, në Kupën e Botës.
“Dua të jem i dobishëm për vendin tim. Duke marrë parasysh atë që bëj sot, besoj se po e ndihmoj Gjeorgjinë dhe Gjeorgjia po më ndihmon mua.
Jam jashtëzakonisht krenar që jam gjeorgjian. Falënderoj Zotin që kam lindur në Gjeorgji dhe që jam bir i këtij vendi historik. Ëndërroj të kualifikohem në Kupën e Botës me Gjeorgjinë”, deklaroi Kvaratskhelia.
Gjeorgjia do të përballet me Shqipërinë me 14 tetor, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.