Ky është vogëlushi më i shpejtë në botë (VIDEO)

Është vetëm 7-vjeç por është shndërruar në një yll në rrjetet sociale. Vogëlushi amerikan nga Tampa në Florida, Rudolph Ingram është pagëzuar tashmë si Usain Bolt i ri, pasi është shumë i shpejtë.

Së fundmi 7-vjeçari e ka përshkuar distancën e 100 metrave me kohën 13 sekonda e 48 të qindtat. Në evenimentet e grupmoshës së tij i mund të gjithë kundërshtarët, madje duke i lënë shumë metra prapa. Me pak fjalë, është një fenomen i vërtetë.

Ai luan edhe futbollin amerikan por ka tërhequr vëmendjen në arenën ndërkombëtare me paraqitjen e bërë prej tij në një kompeticion të atletikës U-14 të zhvilluar në muajin gusht, kur regjistroi kohën e dytë më të mirë të kësaj kategorie.

https://www.instagram.com/p/BtruBUVhvHV/

SHKARKO APP