Kyle Walker thyen rregullat, organizon festë me “pullë të kuqe”
Telashe në horizont për Kyle Walker. Futbollisti i Manchester City-it a thyer rregullat e izolimit për të luftuar koronavirusin, teksa ka organizuar një festë me pullë të kuqe, duke ftuar dy femra eskortë.
Një çmenduri që sipas “The Sun” do i kushtojë mbrojtësit një gjobë të majme, për shkak se ai ka thyer rregullat e shëndetit të vendosura nga klubi në këtë periudhë.
Faktet janë duke u mbledhur, por së bashku me të në apartamentin në Hale, në zonën e Cheshire ishte edhe një miku i tij. Kujtojmë që pak ditë më parë, ai bëri thirrje për tifozët që të qëndronin në shtëpi, por vetë ka qenë i pari që i ka thyer rregullat. /R.Lika-Koha Jone/