Kylian Mbappe akuzohet për përdhunim në Suedi, por francezi reagon menjëherë
Një nga futbollistët më të famshëm, Kylian Mbappe se fundmi është duke u akuzuar për përdhunim në Stokholm. Portalet suedeze “Ekspressen” dhe “Aftonbladet” publikuan informacionin tronditës se policia suedeze ka marrë një denoncim ndaj Mbappe, pasi viktima ka kërkuar ndihmën e mjekut.
Sulmi thuhet se ndodhi të enjten e kaluar kur francezi ndodhej në Suedi. Pas darkës në një restorant, ai vizitoi një klub nate dhe më pas u kthye në hotel, atje ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.
Mbappe gjithsesi ka reaguar shumë shpejt duke hedhur poshtë këto lajme: “Lajme të rreme, gjithçka e parashikueshme pikërisht para seancës (me PSG) dhe është si rastësi”.
“Për t’i dhënë fund këtij shkatërrimi metodik të imazhit të Kylian Mbappe. Do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore për të vërtetuar të vërtetën dhe për të ndjekur penalisht të gjithë personat apo mediat e përfshira në ngacmimin moral dhe trajtimin shpifës që Kylian Mbappe ka pësuar herë pas here”, thuhet në një deklaratë të dërguar për AFP. /R.Lika-Koha Jonë/
🚨 Swedish police have confirmed to local media that Kylian Mbappé is the subject of a complaint for rape and sexual assault. 🤯
👉 The footballer was staying at the Bank Hotel and it is claimed the alleged rape took place on Thursday.
👉 Mbappé had visited the Chez Jolie… pic.twitter.com/Kx5zuGYUy5
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) October 15, 2024