Kylian Mbappe është i sëmurë rëndë?

Kylian Mbappe është i sëmurë rëndë? (Kylian Mbappe is seriously sick?)

Kylian Mbappe ka qenë “si një hije” e vetvetes në aventurën e re që ka nisur te Real Madridi. Prej muajsh, sulmuesi është nën kritikat e tifozëve dhe publikut në Spanjë dhe shumë po pyesin se çfarë po ndodh me të.

Gazeta e famshme franceze “L’Equipe” ka publikuar një lajm se Mbappe ka probleme serioze jashtë fushave. Detaje të reja dhe tronditëse lidhen me shëndetin e tij. Një burim pranë futbollistit pohon se Kilian muajt e fundit ka pasur probleme mendore, pra vuan nga depresioni i rëndë.

“L’Equipe” pretendon se Mbappe aktualisht po punon me specialistë për tu rikuperuar dhe rifituar formën e tij. Francezi shënoi 8 gola në 16 ndeshje për Realin, por vetëm një në 7 ndeshjet e fundit. Në 8 golat, katër prej tyre i ka shënuar me penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një problem shtesë janë dhe akuza për përdhunim gjatë një udhëtimi në Stokholm për një festë, e cila u bë publike në tetor. Francezi së fundmi nuk ka marrë ftesë as nga Deschamps, ndaj dhe problemet për të janë të shumta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?