“La Gazzeta Dello Sport” jep vlerësimin për Ndojin: Shkëlqen me Tonalin
Brescia, ka siguruar matematikisht ngjitjen në Serinë A. Festa dhe kënaqësia e tifozëve ishte e madhe për tifozët, të cilët janë bërë krenar nga ekipi që mbështesin.
Një ndër lojtarët më të mirë të kësaj skuadre, që u ngjit në Serinë A, ishte mesfushori i kombëtares sonë, Emanuele Ndoj. Ai luajti plot 27 ndeshje dhe shënoi 3 gola. 22-vjeçari ishte një ndër titullarët e pazëvendësueshëm të Brescias në këtë sezon. “La Gazzeta Dello Sport” e ka vlerësuar Ndojin me notën 8 dhe ka thënë fjalët më të mira për të.
“Ndoji ishte lojtari i Romës, por u transferua përfundimisht te Breshia. Shqiptari ka formuar një mesfushë perfekte në të majtë me Tonalin. Ai ka shfaqur aftësitë e tij në zonën e shënimit të golave, si asnjëherë më parë. Por më shumë shkëlqen me temperamentin e treguar në fushën e lojës”, shkruhej për mesfushorin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

