”La Gazzetta dello Sport”: Tirana e blinduar për Romë-Feyenoord. Situata është nën kontroll
”Nën një diell të nxehtë, Tirana futet në atmosferën e finales së ”Conference League” përmes Romës dhe Feyenoord. Në pritje të mbërritjes së dy skuadrave, të cilat do të zbarkojnë pasdite, kryeqyteti shqiptar pret tifozët me dhe pa bileta”, shkruan gazeta e famshme italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Priten pesëdhjetë mijë persona, nga të cilët më pak se gjysma janë në posedim të biletës së çmuar. Dikush shpreson ta gjejë atë në qytet, praktikisht e pamundur, pasi hyn në stadium vetëm përmes smartphone dhe aplikacionit UEFA, dikush tjetër thotë se do ta shohë ndeshjen në ekranin e madh, sepse e rëndësishme është të jesh atje.
Sido që të jetë, në Tiranë mund të thithësh ajrin e ngjarjes madhështore edhe nëse qysh në mbërritjen në aeroport, duket qartë se qyteti nuk është mësuar me një trafik të tillë.
Situata është nën kontroll. Në aeroport ka burra dhe gra të UEFA-s dhe oficerë të sigurisë së dy klubeve, si dhe shumë policë që monitorojnë në mënyrë diskrete mbërritjet. Në qytet gjithçka i referohet finales dhe policia, përfshirë italianët dhe holandezët që shëtisin nëpër qendër, pasi atmosfera është e qetë.
KOHA JONË SONDAZH

