La Liga bën gati super planin për rinisjen e kampionatit spanjoll
Emergjenca koronavirus nuk ende një përfundim për jetët e qytetarëve të thjeshtë, e aq më pak për futbollin. Por Federata të veçanta po punojnë për planin e rinisjes për të mos u kapur të papërgatitur.
Sipas “Cadena Cope”, në La Liga fillimisht do të dezinfektohen ambientet e punës: palestra, mjete e struktura. Më pas futbollistët e familjarët e tyre duhet t’i nënshtrohen një tamponi për Covid-19 72 orë përpara se të rifillojnë stërvitjet, në mënyrë që të sigurohen për negativitetin e tyre.
Skuadra duhet të qëndrojë e izoluar në hotel ose në qendrat e tyre sportive, ku do të ketë vetëm persona të autorizuar (mes rekomandimeve, prezenca vetëm e një kuzhinieri ose larja e uniformave me alkool më shumë se 96°).
Në fund, stërvitjet e vërteta do të nisin në formë individuale, më pas në grupe prej 8 lojtarësh e vetëm më pas e gjithë skuadra. Në palestër do të jenë maksimumi dy lojtarë njëkohësisht. Nëse do të gjendet ndonjë lojtar pozitiv? Do të futet në izolim, do t’i bëhet një tampon skuadrës e stafit teknik e dezinfektim i ri i strukturave e kontrolle mjekësore të përditshme.