La Liga mendon pezullimin e kampionatit, ja ekipet që shkojnë në Champions
Në shumë vende të Europës po diskutohet formula për rifillimin e sezonit. Spanja, një nga vendet më të prekura nga pandemia e Covid-19, duke se është dorëzuar.
RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) ka vendosur të zgjidhë pyetjen se kush do të jetë në gjendje të shkojë në Champions League nëse sezoni pezullohet përfundimisht. Në La Liga do të konsiderohet klasifikimi i fundit para pezullimit, në të cilin të gjitha skuadrat kishin të njëjtin numër ndeshjesh.
Fjala e fundit i takon UEFA, por kjo është mënyra më e mirë që ka menduar federata spanjolle. Në rast të pezullimit të përhershëm të La Ligës dhe pranimit të kritereve nga organet ndërkombëtare, Barcelona do të shpallej kampion.
Reali, Sevilla dhe Real Sociedad do të kualifikoheshin gjithashtu në Champions, ndërkohë që Getafe dhe Atletico Madrid do të luanin në Europa League. /R.Lika-Koha Jone/