La Liga përgatitet për rikthimin e kampionatit me disa rregulla, ndeshje çdo 72 orë
Një ndeshje në çdo tri ditë dhe ndërprerje në çdo pjesë të lojës për dehidratimin e futbollistëve. La Liga po studion mënyrën për të qenë gati për rifillimin e kampionatit, duke bindur edhe shoqatën e futbollistëve.
Presidenti i Federatës Spanjolle, Rubiales ka siguruar përparësi kryesore për shëndetin e lojtarëve, ndërkohë që temperaturat do të monitorohen në muajt e ngrohtë për të luajtur me kushtet e duhura.
Shoqata Spanjolle, AFE, ka bërë një hap pas nga nga pozicioni i saj fillestar duke rënë dakord me federatën për të luajtur çdo 72 orë. Fillimisht marrëveshja me La Liga-n parashikonte luajtjen e ndeshjeve çdo 48 orë, ndërsa tani federata, RFEF kanë rëndë dakord për 24 orë më shumë kohë në dispozicion për rikuperimin e energjive. /R.Lika-Koha Jone/