La Liga propozon datën e rinisjes së kampionatit këtë sezon

Spanja është e vendosur për të mbyllur sezonin. Federata Spanjolle e Futbollit i ka komunikuar klubeve të La Liga që kampionati mund të rinisë prej datës 12 qershor dhe në rastin më keq, një javë më vonë, por ky komunikim nuk ka marrë ende formë zyrtare.

Klubet spanjolle kanë nisur prej të premtes që lamë pas stërvitjet individuale për të qenë të gatshme. Ndeshjet e kampionatit pritet të luhen çdo fundjavë, nga e premtja në të diel, për të përfunduar sezonin në fundin e muajit korrik.

5 futbollistë rezultuan pozitivë nga testimet e fundit, dy prej të cilëve futbollistë të Real Betis, gjithsesi kjo nuk pritet që të pengojë rifillimin e sezonit.

SHKARKO APP