La Partizanin për Ishujt Faroe, flet Alesio Hyseni: Këtu ka më shumë dele se njerëz!
Pasi nuk mundi që të gjente hapësira te Partizani, Alesio Hyseni u transferua në Ishujt Faroe te Klaksvik, për të marrë më shumë minuta, por tani edhe atje futbolli është ndalur. Mesfushori foli për aventurën e re duke zbuluar disa detaje për emisionin “Fanzone”
“Kampionati do të fillojë në 9 maj dhe mund të them se jam me fat që luaj në këtë vend, pas gjithë kësaj periudhe të vështirë. Jam shqiptari i vetëm këtu, por mund të them se është një kampionat shumë i mirë. Kam miq në Peruxhia, por për fat të mirë nuk ka shumë të prekur aty. Këtu çdo gjë është shumë mirë dhe prej 1 jave nuk ka asnjë të prekur me Koronavirus.
Unë jam këtu sepse është një kampionat i mirë. Për të ardhmen nuk e di akoma, pasi do flasim me Partizanin. Te “të kuqtë” kam pasur më shumë vështirësi dhe i kam kërkuar klubit të largohem për më shumë minuta. Këtu jam i bindur që do luaj më shumë. Është e vërtetë që këtu ka më shumë dele, se njerëz. Mund të them se si Vlora nuk ka.
Më mirë te Flamurtari apo Partizani? Te Flamurtari kam luajtur më shumë minuta dhe kam qenë më i lumtur”, deklaroi Hyseni.