La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi dardan pozitiv me Coronavirus

I pari futbollist shqiptar pozitiv me COVID-19. FFK ka njoftuar se sulmuesi Valdrin Mustafa, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, është prekur nga Coronavirusi. Lojtari i Hannover 96 familjarisht ndodhet familjarisht në karantinë dhe gjendja e tij thuhet se është e mirë.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19. Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken.

Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit. Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë”, njofton FFK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?