Lacazette mendon largimin nga Arsenali, Barcelona gati të përfitojë
Alexandre Lacazette është duke menduar për të ndryshuar skuadër në verën e ardhshme. Francezi ka vendosur të mos pranojë rinovimin e kontratës, që i përfundon në qershor të vitit 2022.
30-vjeçari nuk po kalon një periudhë të mire me londinezët dhe largimi mund të konkretizohet gjatë verës ku lojtari do të jetë i lirë për të zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.
Ofertat për francezin nuk mungojnë, teksa në Spanjë Atletico Madrid dhe Barcelona janë dy nga skuadrat më të interesuara. Katalanasit ende nuk kanë gjetur një zëvendësues për Lionel Messin, ndërkohë që Aguero nuk luan prej muajsh. Nuk mund të përjashtohet mundësia që francezi të kalojë në janar në “Camp Nou”.