Laçi barazon pas 4 golave, në Pogradec ndahen pikët
Sporti E Shtunë, 29 Nëntor 2025 16:47
Java e 13-të në Kategorinë e Parë, prodhoi gola të shumtë, por edhe surpriza. Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Kastriotit. Kurbinasit shmangën humbjen, falë dy golave të shënuar në fund. Kukësi bëri surprizën ndaj Burrelit, duke fituar 2-0, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Apolonia ndaj Luftëtarit. Pogradeci dhe Iliria ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit pa gola, në një ndeshje të tensionuar në “Gjorgji Kyçyku”.
KOHA JONË SONDAZH

