Laçi befason Kukësin në “Air Albania”, vendos dopieta e Guindo
Kukësi i jep fund ecurisë së rezultateve pozitive duke pësuar një humbje 1-2 ndaj Laçit në duelin që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Dueli nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kurbinasit që do të shënonin dy gola në harkun e dy minutave.
Guindo do të tregohej i saktë brenda zonës së rreptësisë duke shfrytëzuar asistent nga Mazrekaj dhe Zarubica. Kukësi do të shkurtonte shifrat me Lulaj në shtesën e pjesës së parë, por që do të anulohej me VAR për një ndërhyrje të gabuar.
Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë, Edi Besa shfrytëzoi më së miri një krosim duke e dërguar topin në fundin e rrjetës. Verilindorët do të hidheshin në sulm në kërkim të golit të barazimit, por që deri në fundin takimit nuk do të arrinin që ta gjenin. Kukësi mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, tashmë 4 më pak se Tirana kryesuese. Laçi ndërkohë mbetet në vendin e katërt, por me 18 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/