Laçi bën një tjetër goditje në merkato, firmos me Mazrekajn

Mentor Mazrekaj është rikthyer sërish në Kategorinë Superiore, ku më herët ka veshur fanellën e Partizanit, pasi paraditen e sotme ka hedhur firmën mbi kontratën që do ta lidhë me skuadrën e Laçit.

Palët kanë qenë në negociata prej disa ditësh, ndërsa së fundi 31-vjeçari është bindur të rikthehet në Shqipëri dhe të firmosë me Laçin, duke u vënë në dispozicion të Armando Cungut, për t’u përgatitur për ndeshjen e turit të parë eliminator të Ligës së Europës, përballë azerëve të Kesla-s.

Mazrekaj është një futbollist me mjaft eksperiencë, pasi përveç 4 sezoneve me Partizanin në Tiranë, ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Prishtina, Ferizaj, 2 Korriku e Llapi, në IPKO Superligën e Kosovës.

SHKARKO APP