Laçi/Cungu: 11 gola në katër ndeshje

4 fitore në 4, askush nuk e kishte imagjinuar një transformim të tillë të Laçit, një ekip që përpara se në Kurbin të zbarkonte Armando Cungu ishte në zonën “play-out” ndërsa tani e sheh vetën në vendin e 3-të në kuotën e 19-të pikëve, 3 më pak se Partizani i vendit të parë.

Armando Cungu shijon fitoren përballë ish ekipit të tij, Kukësi, një fitore që u vendos nga një gol i Nuabuezes nga pika e bardhë e penalltisë.

Për teknikun shkodran kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur vazhdimësinë, një fitore e cila erdhi përballë një rivali direkt dhe në momentin e tyre më të mirë. Në 4 ndeshjet e fundit, Laçi ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm një, shifra pas të cilave kapet fort dhe Armando Cungu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?