Laçi dhe Partizani me fat në shortin e Conference League, ja rivalët e tyre
Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për turin e parë eliminator të Conference Leagues, aty ku goglat kanë vendosur që skuadra e Laçit të përballet me malazezët e Iskra Danilovgrad.
Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 7 korrik dhe e kthimit në transfertë një javë më vonë. Kurbinasit kanë shanse mjaft të mira për të vijuar në turin tjetër.
Partizani gjithashtu mund të cilësohet me fat pasi ka peshkuar gjeorgjianët e Saburtalos , teksa ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë më 7 korrik dhe të kthimit një javë më vonë në Shqipëri.

KOHA JONË SONDAZH

