Laçi fiton me poker ndaj Teutës, Partizani ngec ndaj Kastriotit
Laçi ka arritur një fitore spektakolare 4-2 në “Egnatia Arena” përballë kampionëve në fuqi të Teuts. Skuadra e Martinit gjeti e para rrugën e rrjetës teksa kaluan në avantazh me anë të Albano Aleksit. Mesfushori lëshoi një silurë nga jashtë zonës duke e bërë të kotë përpjekjen e portierit Dajsinani. Laçi gjeti barazimin me anë të Ardit Deliu në minutën e 48, i cili u tregua i shpejtë për të surprizuar mbrojtjen durrsake.
Në minutën e 61-të, kurbinasit fitojnë një penallti që do të kthehej në gol nga Guindo. Sulmuesi nuk u ndal vetëm me gkaq pasi në minutën e 73 shënon edhe golin e tretë për Laçin dhe të dytin personal. Gjithsesi, në minutën e 80, Teuta provon të rihapë llogaritë e ndeshjes, teksa shënon me anë të Rubin Hebajt.
Por, për të vendosur përfundimisht duelin në minutën e 96 mendion Ardit Deliu, që shënoi një gol spetkakolar në hyrje të zonës. Kurbinasit në këtë formë marrin vendin e dytë në klasifikim me 31 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6 me 18 pikë të grumbulluara pas 17 javëve të luajtura.
Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, ku sërish shfaqën probleme të shumta në finalizim.
“Të kuqtë” u shfaqën mjaft kërkues dhe krijuan disa mundësi shënimi, por forma e mirë e portierit Sali dhe gabimet e sulmuesve, bën që Kastrioti të rezistonte. Partizani ngjitet në kuotën e 22 pikëve, por mbetet në vendin e pestë, ndërsa Kastrioti mban vendin e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

