Laçi fiton me ”poker”, Pogradeci merr tri pikë. Kukësi ndahet me barazim

Sot u zhvilluan tre ndeshjet e mbetura për raundin e tetë në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Tri pikë siguruan Laçi dhe Pogradeci, ndërsa Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë pikët pas barazimit spektakolar 2-2. Në Laç vendasit fituan 4-0 kundër Burrelit me golat e Traore (2x), Jiakponna dhe Kalaj. Edhe Pogradeci fitoi me katër gola kundër Kastriotit. Për liqenorët shënuan Greca, Pius, Babatunde dhe Santi. Kukësi barazoi 2-2 me AF Luftëtarin. Për verilindorët shënuan Sadiq dhe Dragoshi, ndërsa gjirokastritët shënuan me Nyanguila dhe Isteri.

E premte, 24 tetor 2025

Iliria 2-1 Korabi

Swiss Digital Desktop Reklama

Lushnja 0-1 Apolonia

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu 1-0 Besa

E shtunë, 25 tetor 2025

Kukësi 2-2 AF Luftëtari

Laçi 4-0 Burreli

Pogradeci 4-0 Kastrioti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?