Laçi fiton ndaj Partizanit dhe rivalizon Tiranën për titull, Dinamo ndalet ndaj Egnatias

Laçi merr një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Skuadra kurbinase triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, duke u konfirmuar si skuadra që do të rivalizojë Tiranën. 10 minuta nga fundi, Regi Lushkja shënoi në ndeshjen e tij të fundit me kurbinasit, pasi do të largohet në Moldavi te Sherif Tirapol.

Ujka godet shtyllën por aksioni vazhdon dhe topi harkohet përsëri në zonë, ku Lushkja me një gjuajtje të saktë shënon një gol shumë të bukur. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Laçi fitoi duke marrë tashmë vendin e dytë të kampionatit me 34 pikë, ndërsa Partizani mbetet me 22 pikë në vendin e pestë.

Dueli Egnatia-Dinamo dhuroi gjithçka, por jo fitues. Sfida e javës së 18 u mbyll në një barazim 1-1 edhe pse Egnatia luajti me 10 lojtarë që nga starti i takimit. Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq Gëzim Krasniqin pas një ndërhyrjeje “horror” në limitet e zonës. Agim Ibrahimi do të shënonte golin e avantazhit me një perlë nga goditja e dënimit në minutën e 8-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Enea Jorgji vendosi që pjesën e dytë ta niste me vonesë për shkak të sjelljes së tifozëve. Megjithatë, me rifillimin e takimit, Egnatia gjeti golin e baraspeshës në minutën e 56. Ilirid Ademi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes blu dhe i vetëm përballë portierit e çoi topin në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?