Laçi fiton në Durrës dhe rikthen shpresat për një vend në Europë

Laçi vazhdon të befasojë në Kategorinë Superiore, duke marrë një fitore minimale në transfertën ndaj Teutës. Pjesa e parë pa gola, me Laçin që ishte më kërkues, ndërsa në pjesën e dytë bardhezinjtë u zhbllokuan shpejt.

Kurbinasit shënuan me Turkajn që gjeti golin e parë në Superiore. Mbrojtësi shfrytëzoi një top nga goditja e këndit duke realizuar në minutën e 53-të.

Kurbinasit me këtë sukses rikthehen te suksesi pas dy humbjeve dhe mbeten në garën për një vend në kupat e Europës, teksa kanë 28 pikë, sa Partizani dhe Teuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?