Laçi i pamëshirshëm, shpartallon me 5 gola skuadrën e Dinamos

Laçi ka shpërthyer ndaj Dinamos duke marrë një fitore spektakolare në shifrat 5-0. Kurbinasit ishin në një ditë mjaft të mirë, teksa do të kalonin në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Saliou Guindo, i cili shfrytëzoi një top të goditur keq me kokë nga Imami dhe kaloi Laçin në avantazh pasi dribloi Edvan Bakajn.

Vendasit dyfishuan në minutën e 54-t. Dejan Zarubica shfrytëzoi më së miri një asist të Mazrekajt. Julian Shehu do të shënonte dhe golin e tretë 6 minuta më pas.

Laçi nuk kishte të ndalur, pasi Zarubica në të 73-ën dhe Regi Lushkja dy minuta më vonë do të realizonin dy gola të tjerë duke i çuar shifrat në 5-0. Dinamo ka pësuar plotë 19 gola në 11 javë kampionat, duke pasur mbrojtjen më të dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?