Laçi kualifikim historik në Rumani, në turin tjetër sfidon Anderlechtin

Laçi shkruan historinë në kompeticionet Evropiane, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një kualifikim të madh për në turin e tretë të Conference League. Skuadra e Duros barazoi 0-0 në dueln e kthimit ndaj Universitatea Craiova-s.

Kurbinasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke humbur raste të shumta shënimi. Lushkja, Gundo dhe Mazrekaj ishin fantastik në fazën e avancuar, ndërkohë që Sherri dhe Malota një garanci në prapavijë.

Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë ishte e mjaftueshme për Laçin që të siguronte kualifikimin për në turin tjetër ku do të sfidojnë ekipin e njohur Anderlechtin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Live Video&Text | Universitatea Craiova - KF Laci 0-0, ACUM, la Digi Sport 2. Koljic ratează singur cu portarul la debutul lui Reghecampf pe banca oltenilor

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?