Laçi merr fitoren e katërt radhazi, mund pastër Egnatian
Laçi nuk di të ndalet në Superiore, duke marrë një tjetër fitore 2-0 ndaj Egnatias, në fushën e këtyre të fundit. Ky ishte suksesi i katërt radhazi për ekipin e Josës, që falë kësaj serie fantastike tashmë shihet si kandidate për titullin.
Fraksioni i parë u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që në të dytën miqtë do të ishin më këmbëngulës. Laçi gjen më në fund avantazhin në minutën e 75-të, me Zarubicën që prish ekuilibrin në një ndeshje të vështirë.
Kurbinasit do të gjenin edhe golin e dytë në fundin e ndeshjes. Ardit Veliu para portierit shërben asist fantastik për Guindo që e falënderonmenjë gol të thjeshtë.
Laçi ngjitet në kuotën e 24 pikëve, po aq sa Vllaznia duke u konfirmuar ndër pretendentët e titullit.
KOHA JONË SONDAZH

