Laçi merr fitoren e pestë radhazi ndaj Kastriotit, merr vendin e dytë (VIDEO)

Laçi vijon rrugëtimin fantastik në kampionat, duke marrë fitoren e pestë radhazi dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 27 pikë, vetëm tre më pak se Tirana kryesuese.

Skuadra e Mirel Josës po kalon një formë të shkëlqyer dhe “viktima” e radhës e tyre ishte Kastrioti, që pavarësisht përpjekjeve, nuk ia doli të shmangë humbjen, në një sfidë ku vendimtar ishte padyshim numri 10 i kurbinasve, Regi Lushkja.

Fantazisti i Laçit zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të dhe vulosi fitoren 6 minuta nga fundi i ndeshjes. Kastrioti ndërkohë mbetet në vendin e fundit, me vetëm 8 pikë në 15 javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?