Laçi mund me penallti Egnatian dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

Laçi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë vetëm pas goditjes së penalltive. Kurbinasit dominuan të gjithë takimin, por nuk kanë arritur të shënojnë gol në portën e Egnatias gjatë 90 minutave të kohës së rregullt.

Agberkpornu u largua me karton të kuq dhe Egnatia detyrohet të luajë 15 minutat e fundit të takimin me 10 lojtarë. Pavarësisht përpjekjeve të Laçit rezultati i sfidës nuk ndryshon.

Kurbinasit morën kualifikimin falë penalltive, nga të cilat një u humb nga Vajkovski dhe një nga Mazrekaj, me Egnatian që humbi penalltitë nga Lila, Jackson dhe Magani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Teuta, Vllaznia, Laçi, ndërkohë që në mbrëmje do të mësohet se cila do të kualifikohet mes Dinamos dhe Partizanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?