Laçi mund Tiranën, fiton edhe Partizani
Laçi mund të konfirmohet pa frikë si “macja e zezë” e Tiranës. Kurbinasit kanë arritur të mposhtin sot bardheblutë me rezultatin 3-0 në një ndeshje e cila ka folur e gjitha për Laçin.
Në takimet e tjera, Partizani fiton 2-1 përballë Teutës në ndeshjen e luajtur në Fier.
Flamurtari ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Elbasanit duke fituar në limitet e kohës së rregullt.
Ndërkohë qe te fitorja është rikthyer edhe Vllaznia. Shkodranët mundën 2-0 Apoloninë pas 6 humbjeve rradhazi.
KOHA JONË SONDAZH

