Laçi rrëfen debutimin në Kombëtare: Kisha gjithë jetën që e prisja!

Qazim Laçi bëri debutimin në Kombëtaren e madhe ndaj Lituanisë në humbjen minimale 0-1 kundër Lituanisë. Mesfushori që aktivizohet në Francës te Ajaccio ka dhënë një intervistë për faqen e klubit të tij, duke treguar dhe emocionet e këtij aktivizimi.

“Kisha gjithë jetën që e prisja debutimin me kombëtaren e madhe, teksa isha aktivizuar me të gjitha përfaqësueset e moshave më parë. Momenti erdhi dhe është krenari e madhe që mbroj fanellën e kombëtares së vendit tim. Një shpërblim për punën time të madhe dhe progresin e bërë. Provova shumë emocione gjatë ndeshjes me Lituaninë.

U ndjeva shumë krenar që e nisa si titullar, por jam disi i trishtuar për faktin se nuk e fituam dot ndeshjen. Ajaccio? Nuk e kemi nisur kampionatin ashtu siç donim. Por, ka qenë një situatë e vështirë, që lidhet edhe me fundin e sezonit të kaluar. Në ekip janë afruar disa lojtarë të rinj dhe jam i sigurt se me kalimin e kohës do të rikthehemi te fitoret“, tha Laçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?